Tirana

Turizmi gjallëron tregtinë me pakicë, rritet dhe konsumi i karburanteve, ndonëse importet ranë 10%

16 Dhjetor 2022, 08:26| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 09:04

  • Share

Rritja e numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë në tremujorin e tretë të vitit ka gjallëruar tregtinë me pakicë në vend.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2022, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 137,5. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,6 %

Rriten volumet e tregtisë në të gjithë sektorët

Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2022 është rritur me 4,8 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4,6 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 3,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Në të kundërt, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për të njëjtën periudhë (korrik-gusht) importet e karburanteve ranë me gati 10%, duke zbritur në 159 mijë ton, nga 176 mijë ton në verën e 2021. Operatorët e tregut pohuan se rënia ka ardhur pasi turistët rajonalë nuk furnizoheshin në Shqipëri për shkak të diferencave të mëdha në çmim, deri në 0.4-0.5 euro për një litër karburant.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

Në ndryshimin vjetor prej +4,6%, në tremujorin e tretë 2022 ndaj tremujorit të tretë 2021, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

“Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,9 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +1,5 pikë përqindje. Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me +1,2 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i përshtatur sezonalisht

Në tremujorin e tretë 2022, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 2,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 1,7%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 3,7%, kundrejt tremujorit të mëparshëm./ Monitor

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?