Turizmi dhe tregtia rritën besimin në ekonomi gjatë prillit! BSH: Sektori i ndërtimit raporton për rënie të porosive

2 Maj, 18:23| Përditesimi: 2 Maj, 18:31

  • Share

Pranvera ka sjellë sinjale pozitive për ekonominë dhe për aktivitetin e bizneseve. Pas rënies në dy muajit e parë të vitit, besimi në ekonomi është rritur në mars dhe në prill.

Banka e Shqipërisë thotë se në muajin e kaluar besimi i bizneseve dhe i qytetarëve është rritur me mesatarisht 6.6% në raport me marsin. Ndikim pozitiv dhanë sektori i industrisë, shërbimeve, tregtisë dhe besimi i konsumatorëve, ndërsa sektori i ndërtimit regjistroi rënie të lehtë.

Sektori i tregtisë ka rritjen më të madhe të besimit në ekonomi, me 9.3% ndikuar prej pritshmërive optimiste për ecurinë aktuale të biznesit, përmirësimit të punësimit, ndërkohë që paralajmërojnë ulje të çmimeve. Po për të njëjtat arsye është rritur me 3.5% edhe besimi i sektorit të industrisë.

Sektori i dytë është ai i shërbimeve, ndikuar edhe prej numrit të lartë të turistëve që në muajit e parë të vitit. Besimi në këtë sektor u rrit me 8.2% në prill, dhe shkaku kryesor është ecuria e aktivitetit dhe rritja e kërkesës për shërbime, ndërkohë që raportojnë për rritje të nivelit të punësimit por edhe të çmimeve njëkohësisht.

Përmirësimi i situatës ekonomike, i gjendjes financiare dhe shtimi i blerjeve të mëdha, kanë bërë që edhe besimi i konsumatorëve të rritet me 3.8% në muajin e kaluar, ndërsa presin ulje të punësimit dhe çmimeve.

Ndërsa sektori i ndërtimit po përballet me ulje të porosive, pra më pak kërkesë për blerje pronash, e për pasojë raportohet rënie e besimit me 0.7%. Ndërtimi, vetëm në muajin shkurt ka deklaruar rritje të besimit në ekonomi, ndërsa në tre muajit e tjerë ka raportuar vetëm rënie për shkak të aktivitetit dhe reduktimit të kontratave porositëse. Pak ditë më parë edhe një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, tregonte se tashmë po rritet kërkesa më shumë për prona me qira, sesa për të blerë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 03/05/2024 19:50

    Qe te kesh turizem tamam,,,qe te rrojme mire,,,duhet te prishesh te gjithe pallstet ne plazhin e durresit-golemit-qerretit dhe te zevendesohen me resorte +hotele me 5 yje.. ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?