Turizëm në pandemi! Shumë kosovarë, por pak shpenzime, vendet kulturore janë më të prekurat

12 Shtator 2020, 15:19| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 15:43

  • Share

Panorama e plazheve të mbushura me pushues, veçanërisht shqiptarë të Kosovës, nuk e shpëtoi dot turizmin në Shqipëri në këtë situatë të vështirë për gjithë botën nga pandemia COVID-19.

Operatori turistik, Besnik Vathi thotë se turizmi kulturor është më i goditur se ai i plazheve.

Turizmi historik dhe kulturor është më i godituri sesa ai i plazheve që pa një dritë mund të themi 10-15% për periudhën e verës. Turizmi patriotik nuk mund të mbajë struktura për një kohë të gjatë. Kosovarët nuk janë përqendruar vetëm në ato vende ku rrinin në ccdo9 vit por janë shpërndarë edhe në destinacionet e tjera. Turizmi kosovar ka ato karakteristikat e veta, është lëvizje kryesisht fundjave dhe me konsum shumë të ulët në destinacionet ku shkojnë, pavarësisht se konsumi është i lartë të ardhurat janë shumë të vogla”, deklaron Vathi.

Parashikimi për humbjet nga turizmi, për operatorin turistik Besnik Vathi është i zymtë.

 “Unë nuk mendoj se realizon më shumë se 0.5. unë mendoj se realizimet gjatë këtij viti nuk do të kalojnë më shumë se 25% të totalit të vitit të kaluar. Nëse duam ta zgjerojmë sezonin mund të jepen edhe tani dhe të shfrytëzoheshin tani, për të realizuar realisht zgjerimin e sezonit”, shprehet operatori turistik.

Sipas të dhënave vetëm në muajin korrik hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në vend pësuan rënie me 61,5 %, krahasuar me korrikun e 2019.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 12/09/2020 17:12

    EDI RAMA duhet te degjoje operatoret turistike si besnik vathi qe thone se kosovaret kane konsum te ulet,,,prandaj del e udhes qe taksa e rruges kukesit te behet 50 euro/makine...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?