Muzeumet në Shqipëri

Turistët e huaj më të apasionuar pas historisë, Ministrja e Kulturës ndan statistikat: Në 6 muaj rreth 90 mijë vizitorë në muze

8 Gusht 2022, 13:18| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 13:22

  • Share

Numri i vizitorëve në muzetë e vendit këtë vit ka shënuar një rritje domethënëse duke arritur në rreth 90 mijë vizitorë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau statistikat e gjashtëmujorit të parë, të cilat sipas saj, janë optimiste sa i takon numrit të vizitorëve në muze.

“Krahasuar me një vit më parë, shumë më shumë vizitorë kanë shijuar pasuritë e muzeve tanë”, tha ministrja Margariti.

Sipas statistikave të publikuara nga ministrja, në 6-mujorin e parë të këtij viti, muzetë e vendit u vizituan nga 89 218 vizitorë. Ndërkohë për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen 31 387 vizitorë.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2020, u regjistruan 11 840 vizitorë.

Këto atraksione janë më të preferuarit gjatë kësaj periudhe për turistë e huaj pasi ata shfaqin interes për të parë nga afër objektet dhe për të mësuar më shumë rreth historisë.

Statistikat e publikuara nga Elva Margariti

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?