Foto ilustruese

Kronikë

Turistja gjermane e akuzoi për përdhunim, vihet në pranga shqiptari në Greqi

1 Korrik 2021, 13:00| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 13:03

  • Share

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet nga një turiste gjermane për përdhunim. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në ishullin Kos, ndërsa turistja gjermane ishte me pushime.

Shtetasja gjermane pretendon se u takua me 27-vjeçarin në një bar dhe qëndruan së bashku deri në orët e vona të mesnatës. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të së hënës, ajo vendosi që të largohej dhe të shkonte në dhomën e hotelit ku kishte prenotuar.  E reja u largua nga bari, por ndërsa kthehej në hotel zbuloi se shqiptari po e ndiqte.

Sipas dëshmisë së dhënë, ajo ishte e frikësuar e tentoi që ta shmangte, por ai këmbënguli dhe vijoi ta ndiqte derisa e drejtoi tek plazhi më i afërt dhe e përdhunoi. Ndërsa, shqiptari në dëshminë e tij i ka mohuar akuzat e ngritura nga turistja gjermane.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?