Turisti letonez gjendet i vdekur në banesë! Kishte ardhur me pushime në Shkodër

30 Nëntor 2023, 18:14| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 18:16

  • Share

Shkoder- Një 38 vjeçar me shtetësi letoneze por resident në Mbretërinë e Bashkuar është gjetur i vdekur në një banesë në Shkodër.

Ka qenë vetë shoku i tij edhe ky resident në Mbretërinë e Bashkuar që ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij.

"Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit" informoi sot policia e Shkodrës.

Viktima është identifikuar si shtetasi letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar

Shtetasi që ka njoftuar policinë E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?