Turistët duke vizituar kryeqytetin

Tirana

Turistët shijojnë Tiranën, Erion Veliaj: Mirë se erdhët në qytetin plot diell

28 Qershor 2021, 14:33| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 14:35

  • Share

Pas një rreth një viti të mbyllur nga pandemia COVID-19, Tirana ka filluar sërisht të gëlojë nga zhurma e turistëve. Zemra e Shqipërisë është hapur dhe me lehtësimin e masave anti-COVID do të fillojnë të mbahen aktivitete nga më të ndryshmet me moton e kryebashkiakut Erion Veliaj ‘Tirana kryeqyteti europian i të rinjve 2022’.

Erion Veliaj ka postuar disa foto nga ardhja e turistëve në Tiranë duke iu uruar mirëseardhjen.

"Mirë se erdhët në Tiranë, në qytetin plot diell, ushqime të shijshme dhe vende magjike për të vizituar”, shkruan Veliaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?