Turistët ‘mbushin’ Shqipërinë, por harrojnë Prespën, s’ka kapacitete pritëse! Operatorët: Infrastrukturë e dobët

20 Maj, 08:39| Përditesimi: 20 Maj, 13:45

  • Share

Edhe pse është një ndër zonat me atraksione të shumta turistike në Juglindje, Prespa nuk po sheh fluks turistësh. vëmendjen më të madhe në zonë e ka marrë Korça dhe Pogradeci, duke lënë pas Qytezën e Pustecit, me vetëm 4 hotele e 65 shtretër. Përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Pustecit Llazi Stojan, e sheh pikërisht të mungesa e kapaciteteve pritëse, numrin e ulët të turistëve.

Një tjetër problem që ngrenë operatorët turistikë, është mungesa e infrastrukturës dhe e punëtorëve. Llazi Argjiri, pronar hotel thotë se turizmi po njeh njëfarë rritjeje, por jo në nivelet që priten.

Bashkia e Prespës është një zonë minoritare maqedonase me bukuri të shumta natyrore, florë e faunë të pasur. Gjithashtu atje gjenden edhe 30 monumente të kulturës bizantine dhe antikitetit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?