Turistët e huaj eksplorojnë me kanoe liqenin e Komanit (VIDEO)

29 Janar 2022, 12:18| Përditesimi: 29 Janar 2022, 12:20

  • Share

Liqeni i Komanit në veri të vendit, është një oaz i veçantë atraksioni turistik. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi pamje nga liqeni i Komanit, ku turistë të huaj shëtisin me kanoe përgjatë liqenit që shtrihet mes kodrave të mbuluara me gjelbërim, shpate vertikale, gryka të thella dhe një luginë e ngushtë, e marrë plotësisht nga lumi.

Veriu i Shqipërisë prej vitesh po ngjall interes të madh të marra nga turistët e huaj dhe vendas. Dhe dalëngadalë, ky liqen po zë vendin në listat kryesore për t’u eksploruar dhe vizituar.

Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tre orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike të përvoja të udhëtimeve në Shqipëri. Udhëtimi me kanoe ofron panoramën më të mrekullueshme të kësaj natyre të paprekur që rrethon liqenin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ola: 29/01/2022 13:04

    Veriu i Shqiperise ka interes nga te huajt por ka nevoj edhe per investimet e qeverise.Se kjo qeveri gjitha investimet i ka destinuar ne jug duke diskriminuar mrekullit naturore te veriut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?