VIDEO/ Turistes i ‘shkatërrohen’ pushimet! Rrëzohet te ‘Kanioni i Langaricës’ dhe thyen këmbët, momenti kur Policia e Përmetit e nxjerr me barelë

13 Shtator 2022, 16:00| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 16:10

  • Share

PËRMET- Pushimet për një turiste gjermane nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Ajo kishte shkuar në këmbë për të eksploruar zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet. Mirëpo, u rrëzua dhe për pasojë u dëmtua në këmbë.

Në ndihmë të saj kanë shkuar efektivët e Policisë dhe shërbimi i Urgjencës, të cilët siç mund të shikohet edhe në pamjet e shpërndara, ajo është nxjerrë me barelë duke e dërguar në spital, ku fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përmet/Punonjësit e Policisë, angazhim dhe përkushtim për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në rast nevoje. 

Më datë 13.09.2022, rreth orës 11:00, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se një turiste gjermane, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku ndodhej turistja gjermane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës.  Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimin e Urgjencës, e kanë nxjerrë nga kanioni dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Përmetit, shtetasen gjermane, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?