Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

6 Maj, 14:20| Përditesimi: 6 Maj, 14:28

  • Share

Teksa 12 maji po afron, kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një tjetër  thirrje për të gjithë emigrantët me të cilët do takohet në kuadër të angazhimit të diasporës për Shqipërinë 2030.

"Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë", shkruan kryeministri Edi Rama sa i përket takimit që do të zhvillojë më 12 maj me bashkëatdhetarët në Greqi.

Turi i kryeministrit Rama me diasporën është emërtuar “Krenar për Shqipërinë” dhe nis me shqiptarët në Athinë ndërsa më tej në Milano, Londër dhe përmbyllet në Mynih më 16 qershor.

Synimi është rikthimi në atdhe për investime e pse jo edhe përfshirje në politikë, në atë që socialistët po e quajnë rienergjizim i partisë.

Komento

Komente

  • Iris: 07/05/2024 01:50

    /Mezi pret te takohet me krenari/! Mos u ke dhene te drejten e votes qe te kesh fytyre e te takohesh /me krenari/ me ta?! Dhe kerkon t'i takosh per investime dhe /Shqiperine 2030/?! Pra, pa u dhene te drejten e votes,u kerkon parate dhe u kerkon voten,se ajo /Shqiperia 2030/dyshoj se nuk eshte asgje tjeter pervec se nje plan per nje mandat tjeter /Rama 2030/! Ketu mbaron demokracia e fillon autokracia o populist i madh!

    Përgjigju
  • Emigranti 2017 me shtepi dhe prona: 06/05/2024 19:45

    Na perzut na shqiperia tani na doni dhe per vota nuk u ngopet qe na syrgjynoset neper bote?! Mos pafshit dite te bardhe ne breza ti Saliu Meta e gjithe shpura juaj e ndyre e ketyre 33 viteve!

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/05/2024 17:37

    Kur prite 12 vjet t'a takoje, prit dhe pak për të takuar diasporën. Synimi për investime, investime, investime. Po i mashtron, sikur ata vërtet do bëhen investitorë strategjikë!! Thuaju pak realisht që nuk duhen investime por fuqia punëtore. Çfarë të duhet investimi aty ku s'ke fuqi punetorë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?