Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

24 Prill, 16:10| Përditesimi: 24 Prill, 16:31

  • Share

Turin e takimeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama do ta nisë me Athinën më 12 maj.

Ky takim do të pasohet me të tjera në Milano, Londër dhe Mynih, bën me dije Rama.

Rama shkruan në rrjete sociale se turi i takimeve do të nisë së shpejti me synim “rienergjizimin e diasporës për Shqipërinë 2030”.

“Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa informon për këtë tur takimesh.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/04/2024 04:14

    Pse jo per Shqiperine 2025,apo ne 2030 do te terrhiqesh nga politika aktive?! Dil dhe ketej nga neve,apo ketej nuk vjen se duhet te garantosh votimin me poste,kurse nga Athina,Londra,Myhniu e Milano te vijne e votojne /in person/?!

    Përgjigju
  • klandestini: 25/04/2024 00:03

    diaspora e kupton ca shteti ka nga leket qe i nis familjes cdo muj se nuk ja dalin dot ndryshe

    Përgjigju
  • Po mër po: 24/04/2024 17:10

    Keni diasporën kundër ju politikanët dhe po mundoheni me e përça e mashtruar për me u kthy tek ju se ju rra fuqia punëtore. As diasporë nuk do gjeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?