Pasagjerët pa ndjenja në avion

VIDEO/ Turbulenca në ajër, panik në fluturimin Milano-Atlanta! 11 pasagjerë përfundojnë në spital

31 Gusht 2023, 14:38| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 14:42

  • Share

Turbulencat e forta kanë shkaktuar panik dhe kaos gjatë një fluturim të Delta Airlines nga Milano. Avioni u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, pasi njëmbëdhjetë persona u plagosën.

Mbrëmjen e djeshme turbulencat kanë shkaktuar panik në bordin e avionit Delta Airlines, që mbante 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.

Fluturimi komod dhe pa probleme i premtuar, duket se nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar, pasi 11 persona mbetën të plagosur nga turbulencat e fuqishme që tronditën avionin rreth 40 milje në veri-lindje të aeroportit të Atlantas.

Në deklaratën e linjës ajrore thuhet se Airbus A350 u ul pa probleme pak para orës 19:00.

“Anëtarët e Ekipit të Kujdesit të Delta po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në Fluturimin Delta 175, i cili përjetoi turbulenca të rënda përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Atlanta. Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët tanë dhe ekuipazhin që pësuan lëndime. U jemi mirënjohës reaguesve të parë që mirëpritën avionin dhe ofruan ndihmë mjekësore dhe që transportuan të plagosurit në spital. Për momentin nuk dihet shkalla e plagëve të të shtruarve”, tha Delta Airlines në një deklaratë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?