Tunizi, dy kamikazë shpërthejnë veten pranë ambasadës amerikane, 5 të plagosur

6 Mars 2020, 13:53| Përditesimi: 6 Mars 2020, 13:56

  • Share

Dy kamikazë u hodhën në erë përpara ambasadës amerikane në Tunizi sot në mëngjes, një duzinë kilometra nga qendra e kryeqytetit.

Kamikazët hipur në një motor u përpoqën të hynin në zyrën diplomatike dhe më pas shpërtheu veten. Nga shpërthimi u plagosën pesë agjentë të sigurimit tunizian (një në gjendje të rëndë) dhe një kalimtar, duke shkatërruar hyrjen e selisë diplomatike dhe duke shkatërruar një makinë.

Sulmi duket se e sjell vendin mesdhetar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe duke se ka të bëjë me pozicionin e Tunizit ndaj Libisë fqinje.

Qeveria e Presidentit Kais Saied ka zgjedhur të bashkohet me kryeministrin libian, Fayed Serraj, së bashku me Turqinë dhe Katarin.

Tunizia gëzon një kufi të përbashkët me Libinë. Kjo lehtëson kalimin e militantëve xhihadistë përmes Tunizisë në Libinë perëndimore.

Një hipotezë është se sulmi ndaj ambasadës ishte vetëm një veprim demonstrues, duke pasur parasysh masat e larta të sigurisë që mbrojnë ambasadën amerikane.

Sulmi i fundit terrorist në Tunis, i pretenduar nga ISIS, daton në 27 qershor 2019. Më 30 janar, Presidenti Kais Saied zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në të gjithë vendin.

Komento

Komente

  • Mili: 06/03/2020 19:16

    Iken dy bajga! Paçin kemben e mbarë për superbajga të tjera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?