Foto ilustruese

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit

11 Qershor 2020, 20:31| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 21:08

  • Share

VLORË- Qeveria shqiptare do ta ndërtojë me fondet e buxhetit të shtetit Tunelin e Llogarasë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e një dite më parë vendimin sipas të cilit i shtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, fondi prej 150 milionë lekësh, për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë. Burime zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë bënë të ditur se janë akorduar fondet për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës dhe se pas përfundimit të projektit do të ketë një garë ndërkombëtare.

“Akordimi i fondeve për studimin e fizibilitetit dhe projektin është një lajm i mirë, sepse tregon që po ecet në këtë drejtim. Ndërtimi i veprës do të kryhet me fondet e buxhetit të shtetit. Pas projektit do të ketë garë ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit, i cili do të jetë me pagesë“, konfirmuan burimet zyrtare.

Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria./atsh

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andon: 11/06/2020 23:21

    Ka një gabim historik dhe të kushtueshëm që duhet bërë këtu! Tuneli duhet të jetë nga Orikum në Selenicë dhe duhet të ketë tunele binjake. Këto tunele binjake të jenë “banka e ardhshme” të gjithë shqiptarëve. Jini të zgjuar dhe mos harxhoni fonde për një "sallatë" dhe kurseni para për "peshkun e madh".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?