Tuna thyen rekordin, klipi
"MMV" kushtoi 45 mijë euro

18 Korrik 2014, 19:47| Përditesimi:

  • Share
Këngëtarja Tuna Sejdiu ka arritur gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes mediatike me anë të ekstravagancave të saj.

Pas publikimit të bashkëpunimit të saj me reperin Getoar Selimi kanë nisur spekulimet rreth kostos e këtij klipi.

Sipas faqes Anabel klipi i këngëtares ka thyer rekordin e klipeve në vendin tonë, pasi ka kushtuar rreth 45 mijë euro, shifër kjo mjaft e lartë e krahasuar me klipet e këngëtarëve të tjerë, të cilët kanë arritur deri në 10 mijë euro.

Klipi “MMV” është xhiruar në Turqi ndërkohë që dalja e tij në tregun muzikor nuk është pritur me komente mjaft pozitive.

Këngërtarja e hitit të vitit të kaluar “Fenix”, është shprehur në rrjete sociale se nuk njeh konkurrëntë në muzikë, duke mospërfillur komentet negative në adresë së saj dhe publikimit më të fundit.

altuna sejdiu getoar selimi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?