'TUBA Fest' vjen më 15 dhe 16 shtator në Shkodër, Rama fton njerëzit t’i bashkohen festivalit

13 Shtator 2023, 09:05| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 09:12

  • Share

Shkodra do të mirëpresë gjatë kësaj fundjave TUBA fest mes shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij të Kalasë së Shkodrës, duke bërë thirrje për këdo që t’i bashkohet atmosferës së bukur që ofron ky festival.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që kush mundet të mos e lerë pa marrë energjinë e “TUBA Fest” në kalanë e Shkodrës, më 15-16 Shtator, frymëzuar nga tradita shqiptare e muzikës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky festival muzikor përgjatë dy ditëve do të sjellë në Kalanë e Shkodrës performancat live të artistëve dhe grupeve shqiptare më me zë.

Në bashkëpunim me organizatën “New Vision” dhe me mbështetjen e Ministria e Kulturës e të një sërë sipërmarrjesh private, TUBA Fest frymëzohet nga tradita shqiptare e muzikës dhe kohës mes miqve, por tashmë me një prekje moderne dhe që i fton të gjithë në datat 15-16 shtator në Kalanë e Rozafës.

“TUBA Fest” frymëzohet nga traditat shqiptare të muzikë, por me një prekje moderne dhe vibrante. TUBA, në dialekt ‘tu ba’ (duke bërë) nënkupton aktivitetin e të shijuarit muzikë të mirë: ‘Tu Ba Festë’.

Ky festival muzikor i shtrirë në 2 ditë, në Kalanë e Shkodrës, sjell performanca live nga artistë shqiptarë të mirënjohur të muzikës Rock/Komerciale & DJ.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kleo: 13/09/2023 12:24

    Super organizim

    Përgjigju
  • Ina: 13/09/2023 11:47

    Nje festival qe do te zhvillohet ne kalane e bukur te shkodres

    Përgjigju
  • Jona: 13/09/2023 11:34

    Duhet te shkojme ne keto aktivitete te cilat na largojne paksa nga perditshmeria

    Përgjigju
  • bela: 13/09/2023 11:17

    Super festival

    Përgjigju
  • Leo: 13/09/2023 10:29

    Festival qe do terheqe shume njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?