Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Aleksis Tsipras

Tsipras anulon ‘dekretin’ Kotzias për zgjerimin 12 milje në det: Debati në parlament, jo në presidencë

24 Tetor 2018, 20:42| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 20:46

  • Share

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, tashmë me një post të dytë si Ministër i Jashtëm pasi zë vendin e Nikos Kotzias, ka vendosur të ndryshojë metodën e kalimit të marrëveshjes me Shqipërinë dhe Turqinë.

Mediet greke raportojnë se për zgjerimin territorial është vendosur që debati të zbresë në parlament, dhe të informohet dhe debatohet me partitë duke mos vazhduar me një dekret presidencial siç kishte vendosur më herët ministri Nikos Kotzias. Tsipras do të dorëzojë një projektligj në Parlament në mënyrë që çështja të mos trajtohet si dekret presidencial.

Burimet diplomatike i thanë Zougla.gr se kryeministri ka vendosur që të thërrasë Këshillin Shkencor të Ministrisë së Jashtme, për të diskutuar aspektet e kësaj çështjeje. Tsipras ka sqaruar se fatin e negociatave me Shqipërinë do t’a drejtojë vetë.

Shqipëria dhe Greqia ndodhen për më shumë se 2 vite në një valë negociatash. Ministri Ditmir Bushati dhe ish-ministri grek Nikos Kotzias, kanë zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe për të finalizuar një marrëveshje. Në muajin maj, ishte moment kur u mendua se dy palët ishin pranë firmosjes, por për arsye që ende nuk janë sqaruar nga të dyja vendet, marrëveshja është shtyrë. Ndërkohë Kotzias ka dhënë dorëheqjen për shkak të debateve të brendshme me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?