Turqia zbulon rezerva të reja të gazit në Detin e Zi! Autoritetet: Burime të sigurta për 20 vitet e adhshme... (VIDEO)

21 Gusht 2020, 11:35| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 16:43

  • Share

Në një moment kur tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë rritur ndjeshëm, për shkak të kërkimeve për hidrokarbure të Turqisë në Mesdheun Lindor, Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi, zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters.

Prej dy ditësh Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se të premten në orën 15’00  e do të publikojë detaje të plota në lidhje me këtë cështje, duke e konsideruar kët një lajm të mirë dhe fillimi e një periudhë të re për vendin.

Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.

Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka gjetur 800 miliardë metra kub gaz , dhe plotëson afërsisht 20 vjet të nevojave të Turqisë,  thanë autoritet turke.

Ora 14:48
Erdogan bën publik lajmin: Zbulohet 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi! Rritet pavarësia ekonomike e Turqisë

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm, për shkak të kërkimeve për hidrokarbure të Turqisë në Mesdheun Lindor, presidenti Turk Reccep Taip Erdogan bën publik lajmin se vendi ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi, zbulim i cili sipas Erdogan do të rrisë pavarësinë energjitike. Erdogan në fjalën e tij tregoi se anija Kërkimore Fatih, ka zbuluar 320 miliardë metra kub gaz në Detin E Zi. 

Lajmi u bë publik pas disa ditësh njoftimesh nga ana e Presidentit se do të jepte një lajm që do të ndryshontte historinë e vendit.  Erdogan në fjalën e tij theksoi, se Turqia nuk do të heqë dorë nga kërkimet në Mesdhe, pasi ai që kërkon fiton.

Nga Stambolli ai i paralajmëroi edhe njëherë Greqinë dhe Aleatët e saj se edhe pse të gjithë u bënë së bashku për ta rrëzuar Turqinë , ata janë dolën më së miri të qëndrojnë në këmbët e veta. Në përfundim të fjalës se tij Erdogan tha se ata do të fillojnë menjëherë nga puna dhe shpresojnë që në vitin 2023 të krijojnë pavarësi energjetike për vendin.

Turqia prej dsa vitesh ka ndërmarrë fushata të shumta për burime gazi natyror, në Detin e Zi dhe Mesdhe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • abi: 21/08/2020 18:05

    Ec atyyy erdogan le te plasi tani greqia bafff t’ja bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?