Foto ilustruese

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës

25 Prill, 11:07| Përditesimi: 25 Prill, 11:10

  • Share

Polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të një 58 vjeçari në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të shtetasit të identifikuar me inicialet Xh. D, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit, informoi sot policia.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?