Trupat turke në Kosovë

Trupat turke zbarkojnë në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR, do zëvëndësojnë ato italiane

29 Shkurt, 16:53| Përditesimi: 29 Shkurt, 16:56

  • Share

Një kontigjent ushtarak nga Turqia ka mbërritur në Kosovë si pjesë e misionit të NATO-s të udhëhequr nga KFOR. Trupat turke do të zëvëndësojnë ato italiane, si pjesë e Forcave Rezerviste të lidhura me KFOR.

Në një postim në rrjetet sociale KFOR bën me dije se trupat turke reflektojnë angazhimin e KFOR për të mundësuar siguri dhe paqe në rajon.

Shtimi i trupave shton sigurinë e të gjithë komunitetit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, e cila është edhe në dakordësi me mandatin e OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të vitit 1999.

Nga ana tjetër, kjo demonstron lidhjen e fortë të NATO-s drejt sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?