Donald Trump

Trump: Rusia të sulmojë vendet e NATO që nuk paguajnë! Reagon Shtëpia e Bardhë: Inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë, i tmerrshëm

11 Shkurt, 19:48| Përditesimi: 11 Shkurt, 20:23

  • Share

Donald Trump thotë se e “inkurajon” Rusinë të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që nuk paguan kontributet e saj si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

“Një nga presidentët e një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: “Epo, zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, do të na mbroni?” Unë i thashë: ‘Nuk ke paguar? Je delikuent? Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja rusët të bënin çfarë dreqin të donin. Duhet të paguash”, tha Trump.

Kjo deklaratë e tij se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia ka sjellë një lumë komentesh.

Në një reagim Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, madje i ka quajtur të tmerrshme.

I pyetur për komentet e Trumpit, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.

Edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një deklarate të dielën tha se "Çdo sugjerim, se aleatët e NATO-s nuk do të mbronin njëri- tjetrin minon sigurinë e të gjithë aleancës dhe vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe europianë".

"Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një reagim të fortë dhe të bashkuar”, shtoi shefi i NATO-s. Më herët edhe zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump.

Ora 20:16
'Vënë në rrezik ushtarët amerikanë e evropianë', Stoltenberg kritikon Trump për deklaratat: NATO e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët e saj

1707679420_nato.jpg

"NATO mbetet e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët e saj. Çdo deklaratë që flet për mundësinë që vendet anëtare të mos mbrojnë njëri-tjetrin, vë në rrezik sigurinë e të gjithëve ne, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i ekspozon ushtarët amerikanë dhe evropianë ndaj rreziqeve në rritje". Kështu iu përgjigj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaratave të fundit të Donald Trump i cili tha se do ta linte Rusinë “të bëjë çfarë të dojë” me anëtarët e aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtje.

Ora 20:08
'Rusia të sulmojë anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë', Charles Michel: Komentet e Trump të pamatura

1707678719_charlesmichel.jpg

Fjalë "të pamatura", kështu i përcaktoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se "inkurajon" Rusinë të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që nuk paguan kontributet e saj si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

Komento

Komente

  • Tuti: 12/02/2024 10:37

    Cere mer thot ky

    Përgjigju
  • Daje Sami: 12/02/2024 06:59

    Ky duhet cuar ne cmendine

    Përgjigju
  • Maks: 12/02/2024 06:39

    Ne i falem bazat ushtarake natos Keshtu jemi ne syrin e qiklopit rus

    Përgjigju
  • Iris: 12/02/2024 04:26

    /OR TEJ/,ne paguajme pjeserisht me cash e pjeserisht/ne natyre/ me baza ushtarake qe ua veme ne dispozicion.

    Përgjigju
  • Or tej: 11/02/2024 23:27

    Po ne a paguajme harac per Naton or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?