Trump poston reklamën e çuditshme nga eklipsi i plotë diellor për fushatën e tij

9 Prill, 12:41| Përditesimi: 9 Prill, 13:43

  • Share

Ditën e djeshme në Amerikën e Veriut ndodhi eklipsi i plotë diellor.

Shumë filmime të regjistruara gjatë këtij fenomeni natyror ishin lajmi kryesor, por videoja që mori më shumë vëmendje ishte ajo e publikuar nga kandidati për president, Donald Trump.

Ai postoi një reklamë mjaft të çuditshme fushate në “Truth Social” ku koka i merr formën e hënës që bllokon diellin. Videoja u hap me fjalët “Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024”.

Ndërkohë, që detaji i cili mori një vëmendje të veçantë ishte skica e kokës së Donald Trump.

“Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë përsëri të madhe”, shkruhet në video.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?