Trump mbërrin në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përballet me akuzat për mashtrim civil

24 Tetor 2023, 17:27
  • Share

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump sapo ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në Manhatan. Ai përballet me akuzat për mashtrim civil që kërcënojnë perandorinë e tij të biznesit.

Trump dhe Organizata e tij akuzohen për mashtrim dhe se biznesmeni kishte rritur vlerën e 23 pronave dhe aseteve të tij në shumën prej qindra miliona apo edhe miliarda dollarësh.

Gjykatësi për këtë çështje, Arthur Engoron, ka vendosur se Trump ka keqinterpretuar pasurinë e tij. Pasuria e Trump në Mar-a-Lago në Florida u mbivlerësua me 2,300% në një deklaratë financiare dhe Trump Tower në qytetin e Nju Jorkut u prezantua si trefishi i madhësisë së tij aktuale, thuhej në vendim, raporton BBC.

Kjo seancë fokusohet në 6 padi të tjera, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit, mashtrimin e sigurimeve dhe komplotin. Në seancën e parë, avokati Kevin Wallace, tha se të pandehurit falsifikuan të dhënat për përfitime personale. Por, Trump i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?