Bota

Trump i merr vëmendjen nuses dhe pyet dasmorët: 'A ju ka marrë malli?'

29 Mars 2021, 14:30| Përditesimi: 29 Mars 2021, 14:34

  • Share

Në çdo dasmë vëmendja përqendrohet tek çifti i sapomartuar, por jo në rastet kur i ftuar është ish-presidenti Donald Trump. I njohur për polemikat dhe reagimet që shkakton, dy muaj pas largimit nga Shtëpia e Bardhë ka shkaktuar reagime të shumta në vend. Trump u paraqit në një ceremoni martesë në vendpushimin e tij në Mar-a-Lago gjatë fundjavës ku sulmoi Joe Biden, Kinën dhe Iranin. Teksa rendiste sipas tij të gjitha dështimet e politikës së Biden, Trump iu kthye pjesëmarrësve në dasmë dhe i pyeti”

"A ju ka marrë malli për mua ende?" ai pyeti dasmorët dhe u prit me ovacione me zë të lartë.

Në fjalën e tij ai diskutoi për manipulimet zgjedhore dhe situatën në kufirin me Meksikën. Kjo nuk është hera e parë që Z. Trump del në dasma të mbështetësve.

Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm bëri një paraqitje në një pritje në klubin e tij të golfit në New Jersey, duke bërë që nusja, dhëndri dhe mysafirët të brohorisnin, "USA! USA!"

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?