Trump dhe Biden përplasen në distancë për koronavirusin

16 Tetor 2020, 08:11| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 13:37

  • Share

Debati i dytë presidencial duhej të zhvillohej në një studio, por për shkak të infektimit të mëparshëm të Trump  dhe mos dakordësisë mes të dyve , kandidatët për shtëpinë e Bardhë, ai demokrat Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, u përpoqën nga dy salla të ndryshme televizive të bindin votuesit amerikanë duke u perqendruar  kryesisht tek pandemia.

Demokrati Biden kritikoi të enjten atë që ai e quajti përgjigjen e nxitur nga “paniku” të Presidentit Donald Trump ndaj pandemisë së koronavirusit,

"Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku.  Amerikanët nuk përfshihen nga paniku. Ai u kap nga paniku”, tha Biden.

Kurse Trump mbrojti menaxhimin nga ana e tij të një krize që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 217,000 amerikanëve.

Për herë të parë presidenti u shpreh se do të pranonte  një transferim paqësor të pushtetit. Pjesa më e madhe e pyetje përgjigje e Trump me gazetaren, u karakterizua  nga debati me moderatoren e cila kundërshtonte shumë nga deklaratat e presidentit.  

Kur na ndajnë pak javë nga zgjedhjet presidenciale, një tjetër debat presidencial është parashikuar për në datën 22 tetor por ende është e paqartë sesi do të organizohet, pasi spikeri i cili do të moderonte debatin e tretë Steve Scully, është pezulluar nga detyra për shkak të deklaratave të rreme se llogaria e tij në Tëitter ishte hakuar.

Një tjetër shkak që mund të çojë në anulimin e takimit është se kandidatja për zëvendës president Kamala Harris dhe kandidati demokrat Joe Biden kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid-19, pavarësisht se nuk kishin pasur kontakt të ngushtë me të infektuarin. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?