Donald Trump

Trump dhe avokatja e tij gjobiten me 1 milion dollarë për akuzat ndaj Hillary Clinton, avokati i ish-presidentit: Padi joserioze ligjërisht

20 Janar 2023, 10:48| Përditesimi: 20 Janar 2023, 10:53

  • Share

Një gjykatës federal ka urdhëruar Donald Trump dhe një nga avokatët e tij që të paguajnë rreth 1 milion dollarë gjobë për akuzat ndaj Hillary Clinton, Komitetit Kombëtar Demokratik dhe zyrtarë të tjerë që Trump i pretendon si armiq të tij për përfshirje në shantazh dhe komplot kundër tij.

Në vendimin e ashpër gjyqësor , gjykatësi i çështjes “Trump” përsa i përket taksave të padeklaruara gjatë kohës kur ai ishte president thekson se keqpërdorimi i gjykatave nga zoti Trump dhe avokatët e tij minon sundimin e ligjit.

Urdhri i fundit erdhi pasi një grup i të pandehurve të mbetur, përfshirë Clinton, paraqitën një kërkesë të veçantë për sanksione. Problemi tashmë nuk është vetëm për Trump, por edhe për avokatët e tij. Fundi i padisë shënon pengesën më të fundit ligjore për Trump-in, ndërsa ai përballet me një sërë hetimesh civile dhe penale, duke përfshirë hetimin për mbajtjen e dokumenteve të ndjeshme, ndërkohë që disa nga avokatët e tij janë nën vëzhgim për sjellje joprofesionale për këto raste.

Në një vendim të ashpër, gjykatësi Donald Middlebrooks, dënoi Trump dhe avokaten e tij, Alina Habba, për abuzim me sistemin ligjor.

“Ne jemi përballur me një padi që nuk duhej të ishte ngritur kurrë, e cila ishte krejtësisht joserioze, si faktikisht ashtu edhe ligjërisht,” shkroi Middlebrooks në urdhrin prej 46 faqesh për vendosjen e një gjobë prej 937,989.39 dollarësh kundër Trump dhe Habba.

Padia, e ngritur fillimisht nga Trump në mars 2022, pretendonte se Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokratik komplotuan me zyrtarë të lartë të FBI-së dhe të tjerë përpara zgjedhjeve të 2016-ës për të gjetur lidhje midis fushatës së Trump dhe Rusisë në mënyrë që ta dëmtonin atë politikisht.

Gjykatësi vuri në dukje se pretendimet e Trump se ish-drejtori i FBI-së, James Comey komplotoi me Clinton për ta ndjekur penalisht, ishin të gabuara pasi Trump nuk u ndoq kurrë penalisht, ndërsa një komplot i tillë ishte i papranueshëm pasi Comey kishte të ngjarë të dëmtonte fushatën e Clinton-it në vitin 2016 duke rihapur hetimin për emailet e saj. Sipas raportimeve të mediave të huaja, argumentet ligjore të Trump, duke përfshirë shantazhin dhe konspiracionin, u gjetën të pabaza.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?