Momente nga golat

Trukuan ndeshjen, në Kosovë përjashtojnë dy skuadrat

13 Prill, 09:41| Përditesimi: 13 Prill, 09:43

  • Share

PRISHTINË - Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta përjashtojë Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit nga Liga e Parë, pas trukimit të ndeshjes mes tyre.

Më 11 prill, Komisioni i Garave të FFK-së vendosi që ndeshja e javës së 21-të mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ishte e trukuar. Ndeshjen e fitoi Vllaznia me rezultatin 4-3.

"Klubet futbollistike “Ulpiana” dhe “Vllaznia Pozheran” largohen nga garat e rangut përkatës të Ligës së Parë të Futbollit (Grupi B) të edicionit 2023/24, ashtu që të njëjtit kthehen në rang më të ulët të garave dhe me këtë humbin statusin e anëtarëve të Ligës së Parë për edicionin 2023/24, kurse garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Futbollit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë të FFK-së.

Veç kësaj, edhe Prokuroria në Kosovë është duke hetuar këtë çështje, me dy klubet dhe protagonistët që rrezikojnë heqjen e lirisë.

Vendimi i FFK-së

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?