Kanabisi i sekuestruar

Asgjësohen 3659 bimë kanabisi në dy fshatra të Tropojës, nën hetim 2 inspektorët e mjedisit

1 Korrik 2023, 12:19| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 12:24

  • Share

TROPOJË- Një sasi e konsiderueshme kanabisi është asgjësuar në Tropojë këtë të shtunë. Policia ka arritur të asgjësojë 3659 bimë kanabis të kultivuara në fshatrat Gonpepaj dhe Curraji Epërm. Në saj të këtij operacioni, janë vënë nën hetim 2 inspektorët e mjedisit në këto zona të dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:

-në fshatin Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Curraj i Epërm, janë gjetur të kultivuara 116 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?