Tropojë/ Të rinjtë e FRPD-së homazhe për vrasjen e Klodjan Rashës, ndezin qirinj në seli

13 Dhjetor 2020, 12:47| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 12:54

  • Share

TROPOJË - Vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha nga ana e punonjësit të policisë përveç tronditjes së madhe publike ka ngjallur indinjatë edhe tek të rinjtë e Forumit Demokratik të Tropojës.

Ata janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të të riut dhe në selinë e degës kanë kryer homazhe dhe ndezur qiri.

Me anë të këtij veprimi,të rinjtë demokrat kanë kërkuar drejtësi për Klodjanin dhe nuk kanë pyetur as për rregulla anti-covid për grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambientet e mbyllura.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Tropojë, Isuf Çelaj. 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emiigrante: 13/12/2020 17:21

    Mos na hapni barkun me to ,e leni te sillen ,se sju dhemb shpirti atyre per Klodianin ,por per naj 10mije lekeshe qe i pagujne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?