Tropojë, shkojnë ta arrestojnë se goditi fqinjin me thikë, në banesë i gjejnë arsenal armësh e uniforma ushtarake

17 Shkurt, 13:27| Përditesimi: 17 Shkurt, 13:34

  • Share

Tropoje- Dy automatikë, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake u gjetën në banesën e një 51 vjeçari, të cilin policia kishte shkuar pasi u informua se disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin në fshatin Margegaj të Tropojës.

Pasi arrestoi 51 vjeçarin, Gzim Bisheva, përfshirë në konflikt për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç shkuan t’I kontrollojnë banesën, ku iu gjet arsenali i armëve.

Policia informon se Bisheva plagosi me thikë fqinjin,shtetasin H. B., 61 vjeç, pas një konflikti për motive pronësie

'Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore,  për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, informoi sot policia.

 Operacioni u kodua “Margegaj”.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?