Tropojë/ U bllokua në bjeshkët e Doberdollit teksa udhëtonte me motor dëbore! Shpëtohet pas disa orësh turisti nga Kosova

21 Janar, 17:23| Përditesimi: 21 Janar, 17:47

  • Share

1705854282_eyjdestjdxtmjd.JPG

Tropojë – Një turist nga Kosova është shpëtuar falë ndërhyrjes së policisë, pasi u bllokua për shkak të dëborës së bashku me 2 shokët e tij, në bjeshkët e Doberdollit, teksa udhëtonin me motorë dëbore.

Blutë bëjnë me dije se Emergjencat Civile të Kosovës kishin lajmëruar autoritetet e Shqipërisë ditën e sotme rreth orës 11:00 se 3 turistë nga Kosova, të cilët duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Policia sqaron se pas disa orësh kërkime në vendin e quajtur "Ura Pojanes", u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, pasi 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

"Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur "Ura Pojanes", u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës",-njofton policia.

Raportohet se ky turist ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.


Lajmi kryesor:

Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?