Ali Kosova dhe Edon Bujupi

Tronditet Prishtina! Dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij, shkak mosmarrëveshje mes tyre! Autori ende në kërkim (Emrat)

30 Nëntor 2023, 10:48| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 11:15

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 Nëntor) në Prishtinë, ku dhëndri, Edon Bujupi, ka masakruar me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova, 52-Vjeç. Sipas raportimeve kjo ka ndodhur pasi ata kanë pasur një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Ali Vitia. 52-vjeçari u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. 

Ndërsa Edon Bujupi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoiftimin e policisë.

Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?