Tronditet nga koronavirusi Maqedonia e Veriut, 11 vdekje dhe 185 raste të reja në 24 orët e fundit

20 Qershor 2020, 17:26| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 17:43

  • Share

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend ka patur 11 viktima nga koronavirusi, shifra këto që e rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 231 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu janë identifikuar edhe 185 raste te reja Covid për një total prej rreth 5005 të prekur.

Raste e vdekjeve janë shënuar në Shkup, Kumanovë, në Shtip dhe Tetovë.

Autoritetet kanë raportuar gjithashtu për 41 pacientë të shëruar

Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me mosrespektimin e rregullave të distancimit fizik, grumbullimet masive dhe mosmbajtjen e mjeteve mbrojtëse sic janë maskat.

Në datën 16 qershor presidenti Stevo Pendarovski shpalli gjendjen e re të jashtëzakonshme për një periudhe tetë ditore, vendim I cili erdhi në një kohë kur vendi po kalon një situatë dramatike pandemie, teksa çdo ditë raportohen vdekje dhe shifra në rritje të rasteve të identifikuar pozitiv nga koronavirusi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?