Egzon Haziri

Tronditet Kosova! Vritet i riu, plagoset shoku i tij dhe një grua kalimtare

27 Mars, 11:09| Përditesimi: 27 Mars, 11:11

  • Share

Një vrasje ka tronditur mbrëmë Prishtinën. Në rrugë ‘Jeronim De Rada’, ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, 30 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Si pasojë e të shtënave u plagos edhe personi që ishte me Hazirin, si edhe një grua kalimtare. Të dy u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kalimtarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosuri tjetër jashtë rrezikut për jetën.

Sipas gazetës Sinjali, të dyshuar si autorë të krimit janë  vëllezërit Naim Berisha, 39-vjeç dhe Ahmet Berisha, 29-vjeç, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia.

Dy grupet mësohet se janë përfshirë në konflikt dhe janë përplasur me njëri-tjetrin e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë Agron Borovici.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?