Foto ilustruese

E rëndë në Itali/ Nuk pranonte divorcin me gruan, burri hedh nga ballkoni fëmijën 5 vjeç e tenton vetëvrasje

5 Janar, 12:08| Përditesimi: 5 Janar, 12:15

  • Share

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Venecia, ku një burrë ka hedhur vajzën e tij nga ballkoni i banesës dhe më pas tentoi vetëvrasje. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Cinto Caomaggiore dhe autori kishte disa kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Vajza e mitur 5-vjeçare është dërguar tek spitali rajonal i traumës, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa babai nuk ka mbetur i plagosur. 

Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën.

Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?