E rëndë në Itali! Nëna mbyt fëmijën e saj 1-vjeçar, gjyshja kërkon ndihmë

14 Korrik 2023, 15:44| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 23:38

  • Share

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qytet të Italisë, Pavia, ku një 45-vjeçare, ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar, Luca.

Në vendngjarje ka policia, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar jetën e 1-vjeçarit.

Pas ngjarjes, 45-vjeçarja u transportua në spital dhe më pas u shtrua në psikiatri. 

Policia dhe prokuroria e Pavias janë në hetim e sipër të kësaj çështjeje.

Në momentin e tragjedisë, 45-vjeçarja kishte qenë vetëm së bashku me djalin e saj, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë. Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën por për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Gruaja ka pranuar vrasjen e djalit të saj. Ajo po mbahet në paraburgim. 

Kryebashkiaku i qytezës ku ndodhi krimi i rëndë deklaroi se ishte shokuar nga ngjarja e tmerrshme.

“Jemi të habitur nga gjesti i tmerrshëm i një nëne e cila ka mbytur vogëlushin e saj. Presim të dëgjojmë më shumë nga policia e shtetit për tragjedinë që tronditi qytetin tonë mëngjesin e sotëm. I bashkohem dhimbjes së familjes së tyre”, deklaroi kryebashkiaku.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?