Tronditet edhe bota e tenisit, serbi Djokovic dhe stafi i tij pozitiv me koronavirus

23 Qershor 2020, 14:30| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 14:31

  • Share

Pas futbollit, NBA dhe disa sporteve të tjera edhe tenisi është tronditur nga koroanvirusi. Numri 1 i botës, serbi Novak Djokovic, ka pranuar se ka rezultuar pozitiv në testin e kryer. Më herët edhe dy miq të Djokovic, Grigor Dimitrov dhe Borna Coric u prekën nga koronavirusi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se serbi mund të jetë infektuar gjatë ndeshjeve të tenisit të zhvilluar së fundmi në Serbi dhe Kroaci, ku tendat ishin të mbushura plot me njerëz dhe nuk u respektua asnjë lloj distancimi social.

Përveç tre tesnistëve, Marco Panichi, traineri fizik i Djokovic dhe Kristijan Groh, trajneri i Dimitrov, gjithashtu dolën pozitiv në testin për koronavirusin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 24/06/2020 11:40

    Po pse tronditet, mos u semuren me kancer dhe s'kane shpetim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?