Zona e krimit në Rosario

Tronditëse në Argjentinë, tifozja vritet me gurë përpara ndeshjes derbi

1 Tetor 2023, 20:54| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 20:55

  • Share

ARGJENTINË - Një vrasje prishi fitoren 1-0 të Rosario Central kundër Newell's Old Boys, në një nga klasiket më të nxehta të futbollit argjentinas. Një tifoze 32-vjeçare, e identifikuar si Ivana Paula Garcilazo Bellón, vdiq pasi u godit nga një gur pranë stadiumit Marcelo Bielsa, shtëpia ku luan Newell si pritëse.

Viktima kishte të veshur një bluzë të Rosario Central. Kujtojmë se ndeshja nuk u luajt në atë stadium, por në Gigante de Arroyito, shtëpia e skuadrës së Rosario. Policia e Rosarios arrestoi tre të dyshuar për vdekjen e tifozes të Centralit.

Portali Infobae publikoi një version se si ndodhi sulmi që solli vdekjen e 32-vjeçares. "Ajo ishte në një motor me partnerin e tij përmes Ovidio Lagos drejt jugut të Rosarios. Në rrethanat që po hetohen, gruaja është sulmuar me gur në kokë dhe është rrëzuar përtokë". Klubi i Rosario Central dënoi këtë akt dhune që solli vdekjen e tifozes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?