Drenusha Latifi

Trondit këngëtarja shqiptare: Bashkëshorti më ka rrahur para nënës time (nxjerr fotot e dhunës)

29 Shkurt, 15:26| Përditesimi: 29 Shkurt, 16:15

  • Share

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo së fundmi ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Fotografitë ajo i ka zbuluar gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”. Ajo çfarë i bën edhe më dramatike këto episode të dhunës është fakti se në banesë çifti ka patur edhe dy fëmijët e tyre të mitur, madje Latifi rrëfeu se në një prej rasteve ish-partneri e ka goditur edhe në prani në nënës së saj.

Këngëtarja ka theksuar se disa këto imazhe janë realizuar në Sarandë gjatë pushimeve, kur ai e kishte rrahur një ditë parë ditëlindjes së vajzës. Ndërsa disa të tjera janë realizuar në ditën kur ish-burri kishte tentuar të merrte një kredi në emër të saj, por banka nuk ia kishte aprovuar dhe i gjithë mllefi i tij ishte shprehur mbi bashkëshorten.

Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

“Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë”, ka thënë ajo.

“Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf.

Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”, tha ajo.

Drenusha ka qëndruar e martuar me Atillan për afro tetë vite, dhe bashkërisht kanë jetuar me dy fëmijët e tyre, Ynwan dhe Zakun në Suedi.

Ajo tani është kthyer në Kosovë dhe te familja e saj, ku edhe institucionet e vendit i kanë dhënë urdhër-mbrotje nga ish-bashkëshorti.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 29/02/2024 16:08

    Burra legena, t

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?