Ulen temperaturat në Kukës, malet ‘vishen’ me të bardha! Bie borë në disa zona (VIDEO)

27 Nëntor 2022, 16:57| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 17:00

  • Share

KUKËS- Qarku i Kukësit është ‘mbështjellë; nga prezenca dimërore ku në alpet e disa zonave ka rënë dëborë. Bora ka nisur në zonat malore si Novosej, Shishavec, Borje e Trojan ku ka pasur dhe ulje të temperaturave. Prezenca e dëborës është ndjerë edhe në rrugën Kukës-Shishtavec ndërsa nuk raportohet për probleme.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në qarkun e Kukësit ka ‘mbërritur’ dimri.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?