Nasser Al-Khelaifi

Triumfi me Barcelonën, Al-Khelaifi: Magjike, t'i shkojmë Championsit deri në fund

17 Prill, 16:48| Përditesimi: 17 Prill, 16:49

  • Share

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është entuziast për kalimin e të tijve në gjysmëfinalen e Champions League. Fitorja 1-4 në ndeshjen e kthimit i riktheu sërish në këtë fazë parisienët pas tre vitesh.

“Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës. Kam kritikuar shumë skuadrën, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, u shpreh kreu i kampionëve të Francës.

Në fazën e radhës PSG gjen sërish Dortmundin dhe shanset janë reale që pas dy ndeshjeve të jenë në finalen e Champions League, duke kërkuar më pas surprziën e madhe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?