Tritolit në banesën e kreut të
Bashkisë Mat, PD: Akt kriminal

4 Nëntor 2017, 10:00| Përditesimi:

  • Share
Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat për sa i përket shpërthimit të tritolit pak pas mesnate në banesën e shtëpisë së kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.

Selia blu ka dënuar aktin kriminal dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e përsëritura të kërcënimeve ndaj të zgjedhurve të kësaj force politike. Gjithashtu PD i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të zbulojë autorët dhe ti vendosi ata para drejtësisë.

Në lidhje me shpërthimin pranë derës së kryebashkiakut të Matit, ka reaguar edhe deputetja Dhurata Çupi, e cila shprehet se ky akt kriminal rrezikoi jetën e Rizvanit.

"Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes. Nëse tenton të punosh për njerëzit e tu që të kanë votuar por nuk je në linjën politike me pushtetin ekzekutiv, atëherë të rrezikohet  madje edhe familja", shkruan Çupi e cila shton se i bën gjithashtu thirrje Prokurorisë që një orë e më parë të zbardh të vërtetën e plotë të kësaj ngjarjeje.

Deklarata e PD:
Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit.

Reagimi në Facebook i Dhurata Çupit:
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Burrelit mëngjesin e ditës së sotme. Një akt kriminal rrezikoi jetën e kryebashkiakut te Matit Nezir Rizvani, krimi nuk kursen askënd në këtë vend.

Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes. Nëse tenton të punosh për njerëzit e tu që të kanë votuar por nuk je në të njëjtën linjë politike me pushtetin ekzekutiv atëherë të rrezikohet madje edhe familja. 

Kjo është një ngjarje tejet e rëndë e që duhet zbardhur plotësisht. I bëj thirrje prokurorisë që një orë e më parë të zbardhë të vërtetën e plotë të kësaj ngjarje .

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?