Tritoli në Sarandë i shkaktoi dëme në biznes, pronari: Ishte akt terrorist! Kam 30 mijë euro dëmtime! Shteti të na ndihmojë ose do ikim prej këtej

14 Shkurt 2023, 11:48| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 12:20

  • Share

 

Një prej banorëve në Sarandë, ku shpërtheu me tritol hotel 'Bizanti' prej konflikteve të pronësisë, e cilëson "akt terrorist" ndërsa ka treguar se dëmet në biznesin e tij. Ai shprehet se shteti duhet t'i qëndrojë pranë pasi nuk mund të përballojnë vetë koston e riparimeve që sipas tij kap vlerën e 30 mijë eurove.

Banori shprehet se pranë tyre duhet të ishte edhe Ministri i Brendshëm bashkë me kryeministrin, që sipas tij duhet të kthejë sytë nga terrori që përjetuan banorët e Sarandës.

"Ne kemi pësuar dëme të konsiderueshme. Në biznesin tim, dëmi kap shifrën e 30 mijë eurove. Më bën përshtypje që asnjë nga pushteti lokal apo vendor nuk ka ardhur të më pyesë ku është dëmi dhe sa keni pësuar juve. Ne ndihemi të pambrojtur fare dhe jemi në mëshirë të fatit. Kërkojmë që shteti të na shohë. Unë jam në borxhe njëkohësisht. Çfarë të bëj më parë, të nxjerr borxhin që kam marrë te koncesionari për mjetet apo të rregulloj këtë. Më bën përshtypje indiferentizmi. Ministri i Brendshëm duhet të ishte këtu. Mos të them kryeministri. Mirë është të ndezim qirinj për Turqinë se na ka ndihmuar por është mirë të shihet se çbëhet dhe këtu. Kërkojmë nga shteti të çdëmtohemi. Ky është akt terrorist. Nëse shteti nuk ka mundësi të na thojë që t'i mbyllim dhe të ikim prej këtej", tha banori.


Lajmi kryesor:

Konflikti për pronësinë hodhi në erë hotelin dje në Sarandë, arrestohet djali i një prej pronarëve! Dëshmia: S'kam lidhje me shpërthimin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?