Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin

30 Prill, 09:53| Përditesimi: 30 Prill, 13:20

  • Share

SHKODËR - Asnjë gjurmë nuk është gjetur nga autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Grupi hetimor po vijon me hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa policia ofron 30 mijë euro shpërblim për të gjithë personat që japim informacione të vlefshme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes apo kapjen e autorit. Pistë hetimi është intimidimi i gjyqtarit Tonin Sterkaj për shkak të detyrës.

Të gjitha ata që mund të kenë informacione të vlefshme mund të kontaktojnë në këtë numër: 069 41 05 436, ndërsa policia iu siguron anonimat të plotë.

“Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, si dhe vijon punën intensivisht, për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë identifikimit të autorit/ëve, zbardhjes dhe dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Për çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të rastit, DVP Shkodër vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, njofton policia.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi më 29 maj që gjyqtari dhe familja e tij të mbrohen nga Garda për një periudhë 6 mujore. Vendimi erdhi pasi më 28 prill në portën e shtëpisë së gjyqtarit u vendos një sasi e vogël tritoli që shkaktoi dëme materiale.

Report Tv siguroi pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet autori, veshur me të zeza që lëviz qetësisht në rrugicën e ngushtë të lagjes "Tom Kola". I maskuar me kapuç të zi dhe doreza mjekësore për të fshehur gjurmët, nxjerr lëndën eksplozive nga xhupi dhe e ndez në cepin e portës.

Tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen u shoqëruan të dielën nga policia dhe pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Vetë gjyqtari gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se më herët nuk ka marrë kërcënime.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiras: 30/04/2024 12:55

    jepja autorit se dorzohet vet.. se per 500 ero eka ba at pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?