Tritol mobilierisë në Fushë Krujë, dëme të mëdha! Dëmtohen edhe bizneset përreth, shpëtojnë familjarët që ishin në kat të parë të godinës (VIDEO)

3 Mars 2023, 20:54| Përditesimi: 3 Mars 2023, 22:20

  • Share

FUSHË KRUJË- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e fshatit Arameras në Fushë-Krujë, pasi një mobilierie iu vendos një sasi e madhe tritoli.

Report Tv mëson se godina është në pronësi të Bujar Caracit, banor i zonës i cili e ka dhënë me qira te një person tjetër me inicialet B.Ç.

Shpërthimi i ndodhur në mbrëmje ka qenë mjaft i fortë, duke dëmtuar godinën, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht familja e pronarit që ndodhej në katin e parë.

Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar, madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth.

Ende nuk ka të dhëna nëse pronari i mobilierisë, apo personi që e kishte marrë me qira, kanë pasur ndonjë konflikt, apo ngjarja ka ndodhur për motive konkurrence.

Ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e këtij shpërthimi.

1677874601_WhatsAppImage20230303at8.56.59PM.jpeg

Foto nga shpërthimi 

Ora 21:16
Iu vu tritoli, mobilieria e shkatërruar totalisht! Report Tv sjell pamjet

 

Report Tv sjell pamje nga mobilieria e shkatërruar si pasojë e tritolit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kasa: 04/03/2023 00:58

    PERDITE kemi shembuj sesi shteti eshte vene ne sherbim te bandave.....

    Përgjigju
  • Tritolaxhiu: 03/03/2023 22:44

    O Biriiish o tritol Fushë-Kruje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?