Tritol vilës së një ndërtuesi në Sarandë, vetëm dëme materiale! 54-vjeçari ishte kallëzuar për ndërtim pa leje (VIDEO)

5 Dhjetor 2022, 07:26| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 10:20

  • Share

SARANDË- Një shpërthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Lefter Lefteri i njohur ndryshe Afez Kulla.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 04.35 ne lagjen nr.1 të Sarandës. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme  e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Në banesën 3-katëshe ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qene punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 05/12/2022 11:43

    Shteti qe eshte shtet kur nevojitet te fut tritolin edhe naten nqs ndertimi eshte pa leje. :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?