Tritan Shehu dhe Sali Berisha

Politikë

Tritan Shehu ‘tradhton’ Berishën, uron ditëlindjen e Departamentit Amerikan të Shtetit

27 Korrik 2021, 21:42| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 21:53

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga DASH pas këtij vendimi ka vijuar sulmet kundër SHBA.

Por në të njëjtin mendim me të nuk janë figura të tjera të PD. Deputeti i zgjedhur Tritan Shehu duket se përpiqet të mbajë marrëdhëniet e mira edhe me DASH, pavarësisht se ka miqësi me Berishën.

Teksa Ambasada Amerikane fton qytetarët që t’i bashkohen për t’i uruar ditëlindjen Departamentit Amerikan të Shtetit, Shehu zgjedh të bëjë një koment ku shkruan: “Urimet më të mira”.

Kujtojmë se DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Komenti i Shehut

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?