Tritan Shehu

Tritan Shehu: 'Ballkani i hapur', frenues i procesit të integrimit! Rama po e lidh fatin tonë me  kursin e Serbisë

27 Prill 2022, 15:07| Përditesimi: 27 Prill 2022, 15:09

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng integrimin e vendit në BE.

Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se është projekti i "Ballkanit të Hapur" që po frenon këtë proces, duke e cilësuar si një projekt anti europeist, që kërkon të çmontojë projektet e vërteta të BE si ai i Procesit të Berlinit.

“'Ballkani i hapur' i Vuiçiç- Rama, frenues i procesit tonë të integrimit! Integrimi i Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Shqipëria është jo vetëm një proces jetik për ne, por edhe më i rëndësishëm për vetë BE tashme, veçanërisht mbas agresionit fashist rus në Ukrainë. Janë dhe rreziqet qe po i kanosen Rajonit tonë, kryesisht nga lidhjet dhe objektivat e përbashkëta Rusi-Serbi, që po e bëjnë me ë urgjent. Pikërisht në këto momente, që mund të ktheheshin në avantazhe për integrimin tonë, vendi i ynë gjendet i gozhduar edhe në projektin Vuçian të 'Ballkanit të hapur'", shkruan ai.

Sipas Shehut, Rama e lidhi fatin e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dy vite më parë, për të fshehur dështimet e tij dhe se tashmë, direkt apo indirekt, integrimi i vendit po lidhet edhe me Serbinë.

"Rama disa vite më parë për të fshehur dështimet e tij e futi vendin në “dyshen” me MV dhe vartësinë nga ajo për rrugën tonë eurpoiane. Tashmë kjo “dyshe” është bërë “treshe” shumë më e rrezikshme, me “lokomotivë“ Serbinë në të ashtuquajturin “Ballkan i hapur”. Direkt apo indirekt procesi i ynë i integrimit po lidhet edhe me Serbinë, që fatkeqësisht “fytyrën” e saj e ka dhe do ta ketë së paku edhe për shumë vite nga Rusia, qoftë edhe nëpërmjet “Unionit Euro-Asian”. Le të jemi të qartë, “Ballkani i hapur” është një projekt anti europeist, që kërkon të çmontojë projektet e vërteta të BE si ai i Procesit të Berlinit. Këtë po ja thonë tashme Ramës të gjithë, nga Brukseli në Berlin, Paris e Romë. Ja kanë thënë prej kohesh, edhe para një jave, edhe dje, ja thane edhe sot përsëri nga PE", shkruan ai.

Duke i paraqitur këto argumenta si fakte, Shehu thotë se megjithatë Rama vazhdon të qëndrojë në një varkë me Vuçiç me drejtim Lindor.

"Por Rama vazhdon të qëndrojë në një “varke” me Vuçiç me drejtim Lindor, duke kërkuar të “mjegullojë” opinionin me ndonjë “kërkesë” demagogjike së fundmi për ndarjen e Shqipërisë nga MV, gjë ai vetë e ndërtoi. Ndërsa në fakt ai tashmë po lidh fatin tonë europian jo vetëm me MV, por edhe me kursin e Serbisë nëpërmjet “Jugosllavisë së Re”, që lundron në krahë të kundërt me interesat tona jetike. Kaq të qarta janë zhvillimet tashme, sa vetëm kush kërkon të pengojë integrimin tonë, mund të veprojë në këtë mënyrë", përfundon deputeti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?