Mounir Hamoud

Trishtim në Norvegji, trajneri 40-vjeçar vdes në ditën e parë të punës së re

13 Shkurt, 20:43| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:47

  • Share

Klubi i Ligës së Parë norvegjeze, Stromgodset bëri të ditur lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të ish-lojtarit të kësaj skuadre, Mounir Hamoud, i cili vdiq nga një atak në zemër në moshën 40-vjeçare.

Tragjedia është edhe më e madhe sepse Hamoudi vdiq në ditën e tij të parë së punën së re, pasi Stromgodset e punësoi si një trajner individual përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve.

Pasi kishte shkëlqyer në këtë cilësi në klubin e tij të mëparshëm NFF Buskerud, ai gjeti një sfidë të re në klubin ku ishte anëtar i gjeneratës që fitoi titullin kombëtar të Norvegjisë në 2013.

Hamud e kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale në Norvegji, ku luajti gjithsej 349 ndeshje me fanellat e Lyn, Bodo Glimt dhe Stromgodset.

"Me ikjen e Mounir, ne humbëm një njeri vërtet unik, i cili ishte jashtëzakonisht i shoqërueshëm, bujar, gjithëpërfshirës dhe gjithmonë pozitiv. Ai la gjurmë të thella pas tij kudo. Si lojtar, shok skuadre, trajner, programues lojtarësh dhe profesionist", shkruan Stromgodset.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?